Google ADS

Reali e shet këtë yll, shkak Cristiano Ronaldo

21:54 | 15 Prill 2017
Arbresh Info

Real Madridi thuhet se do t’i dëgjoj gjatë verës ofertat që shtrohen për sulmuesin Karim Benzema, gjë që raportohet se është duke ndodhur për shkak të Cristiano Ronaldos.

Benzema, i cili është duke kaluar një sezon mjaftë të vështirë në Real Madrid, ka shënuar vetëm nëntë gola në La Liga gjatë gjithë edicionit, transmeton portali arbresh.info.

Forma aspak e mirë ka ngritur zërat për të shitur ish yllin e Lyonit derisa tifozët vazhdojnë me kërkesa për t’i dhuruar më shumë minuta në fushë Alvaro Moratas.

Gazeta spanjolle ‘Diaro Gol’ pretendon se Benzema mund të shitet gjithashtu vetëm për të mbajtur të lumtur bashkëlojtarin e tij në front, Cristiano Ronaldon.

Si rezultat e kësaj, Eden Hazard i Chelseat, Kylian Mbappe i Monacos dhe Paulo Dybala i Juventusit, janë të gjitha duke u kërkuar për transferim si zëvendësues të francezit./arbresh.info

Të ngjashme