Real Madridi i ka arkëtuar tri pikët e para në sezonin 2017/2018 në kampionatin spanjoll. Los Blancos fituan me rezultat 3-0 si mysafirë të Deportivo La Corunas në Estadio Riazor.
Goli i parë u shënua në minutën e 20-të kur Gareth Bale reagoi më së miri në zonë dhe e dërgoi topin në rrjetë.
Shumë shpejt u realizua edhe goli i dytë nga vizitorët. Vendasit gabuan sërish dhe Casemiro e dyfishoi epërsinë (27’). Me epërsi prej dy golash për mbretërit, skuadrat shkuan në pushim, transmeton telegrafi.
Loja e mirë e të zgjedhurve të Zinedine Zidane vazhdoi edhe në pjesën e dytë, në të cilën shënuan sërish.
Një aksion shumë i bukur me pasime, i nisur nga Karim Benzema u vazhdua nga Isco, i cili pasoi te Gareth Bale. Uellsiani krijoi hapësire dhe asistoi te Toni Kroos që ndodhej në qendër dhe goditja e tij u ndal në rrjetë (62’).
Në minutat në vazhdim pati edhe raste të tjera shënimi, mirëpo munguan golat tjerë.
Një ndërhyrje të Carvajal në zonë, gjyqtari e ndëshkoi me penallti, ndërsa Florin Andone u tregua i pasaktë nga pika e bardhë, duke dështuar ta shënonte golin e nderit për vendasit (89’).
Në minutat shtesë, kapiteni Sergio Ramos u përjashtua me kartonin e dytë të verdhë, ashtu që do t’i mungojë skuadrës në ndeshjen e radhës.
Real Madridi iu gëzua fitores së parë sezonale në La Liga dhe kështu e nis në mënyrën më të mirë mbrojtjen e titullit të kampionit në Spanjë.
https://www.dailymotion.com/video/x5xib60
https://www.dailymotion.com/video/x5xid1p
https://www.dailymotion.com/video/x5xifch
Begaj riafirmoi angazhimin e Shqipërisë për mbështetje ndaj ...
Studim: Jeta në hapësirë nuk dëmton aftësitë mendore të astr...
Në Tuz të Malësisë vendoset busti i Gjergj Kastriotit
Zelensky bën thirrje për një përgjigje të fortë ndaj shantaz...
Real Madridi e fiton “El Classicon” në basketboll
Sipas Haradinajt, opozita do t’i fitojë zgjedhjet