Me një fitore ebentuale ndaj Athletic Bilbaos, “Los Blancos” synojnë t’i bashkohen Barçës në finale të Superkupës së Spanjës
Real Madridi do të mundohet t’i ndjekë hapat e Barcelonës sonte duke u kualifikuar në finale të Superkupës së Spanjës.
“Los Blancos” do të luajnë sonte me Athletic Bilbaon në gjysmëfinale të kësaj gare.
Kampioni aktual spanjoll llogaritet si favorit për ta prerë një biletë për në finale.
Megjithatë, edhe Bilbao do ta tentojë të njëjtën gjë deri në momentet e fundit.
Në rast se Reali shkon në finale, të dielën do të mund ta shihnim një “El Clasico”.
Kjo pasi Barça e mposhti paraprakisht Real Sociedadin me penallti në gjysmëfinalen tjetër.
Ndeshja në mes të Real Madridit dhe Athletic Bilbaos luhet sonte duke filluar nga ora 21:00. /Gazeta Express/
E quajti kryeministrin “hajvan”, largohet nga ko...
“1432 Engjëj” vjen nga Shkurte Fejza dhe Besiana Behluli
Edhe presidenti i Italisë uron 17-vjetorin e Pavarësisë së K...
Kurti jep detaje rreth takimeve që pati në Konferencën e Sig...
BBC: Evropa ka dërguar më shumë ndihmë në Ukrainë se sa SHBA
Adrola Dushi, më e ëmbël se rrushi