Reali e do me patjetër Salah, gati ta shesë Bale

12:33 | 1 Mars 2020
Arbresh Info

Real Madrid dëshiron me patjetër të transferojë sulmuesin e Liverpoolit, Mohamed Salah,

Salah cilësohet si një ndër sulmuesit më të mirë në botë për shkak të formës së mirë në fanellën e “Reds” dhe thuhet se do transferimin te “Galaktikët”, transmeton portali arbresh.info.

Sipas Don Balon, Real do ta largoj sulmuesin Gareth Bale në mënyrë që të këtë vend për Salah, i cili kushton rreth 107.5 milionë euro në Transfermarkt.

Raportimet thonë se Bale është i shumë kërkuar nga Tottenham, ndërsa Salah pritet të largohet nga “Anfield”.

Egjiptani këtë sezon ka shënuar 15 gola dhe kontribuar me gjashtë asistime në kampionatin anglez ndërsa në Ligën e Kampionëve ka shënuar katër gola./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme