Reali e do Firminon zëvendësues të Benzemas

17:36 | 14 Prill 2023
K.B

Emocionet e La Ligës duket se do t’i përjetojë edhe sulmuesi brazilian i Liverpoolit, Firmino.

Sipas ‘El Nacional’, Real Madrid po monitoron nga afër sulmuesin e Liverpool-it, Roberto Firmino, të cilin madrilenët synojnë të transferojnë gjatë kësaj verë.

Sulmuesi brazilian ditë më parë e ka konfirmuar se në fund të këtij sezoni, do të largohet nga ‘Anfield’.

Firmino nga Real Madridi shihet zëvendësuesi ideal i asit të tyre Karim Benzema-n nëse largohet nga ‘Bernabeu’./rtk

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme