Real Madridi po e kërkon me ngulm transferimin e Kylian Mbappes.
Medias spanjolle raportojnë se Los Blancos do t’i fillojnë bisedimet me Paris Saint-Germianin qysh nga afati kalimtar i janarit.
Sulmuesi francez nuk do të largohet në afatin e dimrit nga Parku i Princave, mirëpo madrilenët duan që ta sigurojnë transferimin e tij për verën e vitit 2020.
Sipas asaj që raporton AS, kampioni i trefishtë evropian e ka bërë prioritet transferimin e sulmuesit 20-vjeçar.
Thuhet se Mbappe e ka mendjen vetëm te transferimin në Santiago Bernabeu dhe një gjë e tillë mund të ndodhë qysh në verën e ardhshme.
Por, Real Madridi e di se do të jetë shumë e vështirë t’i marrë shërbimet e fituesit të Kupës së Botës, pasi PSG kërkon mbi 250 milionë euro shkruan telegrafi.
Madrilenët pritet që në janar ta transferojë Christian Eriksenin nga Tottenhami për t’i zgjidhur problemet në mesfushë, mirëpo ende nuk ka ndonjë ofertë konkrete.
Xhensila uron 28 Nëntorin me një foto të veçantë
“Mora fjalë” gjëmon në shtëpi, banorët e këndojnë njëzëri
Duka: Fati nuk ishte në anën tonë në këto ndeshje të UEFA Na...
Pacolli flet për herë të parë se si u njoh me Naim Murselin
Specialja nesër me urdhër për zhdëmtimin e viktimave në rast...
Kosova konfirmohet në vazon e katërt për kualifikimet në Kup...