“Reali duhet ta blejë këtë futbollist”

09:34 | 3 Maj 2017
Arbresh.info

Roberto Carlos, ish ylli i Real Madridit, mendon se ylli i Tottenhamit, Dele Alli i nevojitet shumë skuadrës së Zinedine Zidanes.

“Alli është një lojtar i shkëlqyer. E dua, e kam parë atë duke luajtur disa lojëra të mëdha në Angli”, ka deklaruar Carlos për The Sun.

“Natyrisht, nuk është në dorën time – transferimet, natyrisht, do të vendosen nga presidenti. Por, patjetër që mund ta transferojmë. Ai është padyshim mjaft i mirë për Real Madridin”, ka theksuar braziliani.

Alli ka shënuar 21 gola për Tottenham këtë sezon, derisa ka zgjuar interesimin e shumë skuadrave të mëdha, në mesin e tyre edhe Real Madridi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme