Real Madridi duket se në verë do t’i ndajë rrugët me Sergio Ramosin, pasi raportet e këtij të fundit me Florentino Perezin nuk qëndrojnë aspak mirë.
Mbrojtësi spanjoll ishte zënë verbalisht me presidentin e skuadrës madrilene pas eliminimit nga Liga e Kampionëve prej Ajaxit, andaj po e kërkon largimin.
Reali është duke refuzuar që ta largojë Sergio Ramosin nga skuadra, duke ditur për rëndësinë që ka për ekipin, por dëshira e tij është që në verë të ndryshojë ambient.
Marca raporton se nëse mbrojtësi spanjoll largohet nga madrilenët, atëherë këta të fundit do të tentojnë ta transferojnë Virgil van Dijkun nga Liverpooli.
Mbrojtësi holandez ka treguar formë të lartë në sezonin që lamë pas në Ligën Premier duke u shpallur edhe si lojtari i vitit, ndërsa ka qenë vendimtar edhe në kualifikimin e ‘The Reds’ në finalen e Ligës së Kampionëve.
Ramosi nga ana tjetër ka tërhequr interesimin e shumë klubeve, në mesin e tyre ndodhet edhe Manchester Unitedi.
Rrahen mes vete shtatë persona në Lipjan, dy përfundojnë në ...
Kina dislokon forca ajrore e detare, pasi SHBA-ja dërgoi një...
Arrestohen dy persona duke kontrabanduar municion nga Serbia...
Mbi 1 mijë e 898 tiketa trafiku të shqiptuara brenda 24 orëv...
Osmani në Kolumbi, ndan thirrje për eliminimin e dhunës ndaj...
Ministri Peci i “zhytur” në skandale, punësime familjare, e ...