Real Madridi thuhet se e di kur do të shes Cristinao Ronaldon dhe Sergio Ramosin.
Të dy lojtarët kanë pasur një ndikim të jashtëzakonshëm tek Real Madridi në garën për UEFA Ligë të Kampionëve dhe titullin në La Liga këtë sezon, transmeton portali arbresh.info.
Cristiano Ronaldo ka shënuar 33 gola brenda 36 ndeshjeve në të gjitha kompeticionet, ndërsa Ramos ka shënuar 10 herë pavarësisht të qenurit mbrojtës qendror.
Por, pavarësisht formës së tyre të shkëlqyer, koha e tyre në ‘Santiago Bernabeu’ është duke ardhur drejt fundit. Gazeta spanjolle ‘Diario Gol’ pretendon që Madridi mund të rishikoj skuadrën e tyre gjatë sezoneve të ardhshme.
Nëse drejtori i Sevillas, Ramon Rodriguez Verdejo merr pozitën në Real Madridit, atëherë do të ketë edhe ndryshime rrënjësore në klub. Siç raportohet nga gazeta e lartpërmendur, Florentino Perez ka ndërmend të shkarkoj ish yllin e Manchester United, Ronaldon, para përfundimit të sezonit 2018/19.
Pavarësisht numrit të madh të golave, reprezentuesi portugez ka shfaqur shenja të dobësimit gjatë këtij edicioni dhe vazhdon ende të ketë probleme, gjë që mund të drejtoj atë tek dera e largimit.
Perez dëshiron të shes Ronaldon në Kinë duke e ditur tarifën e jashtëzakonshme që mund të shtrohet për bartësin e fanellës me numër 7. Nga ana tjetër, Ramos është një tjetër yll që mund të shitet nga Verdejo./arbresh.info
Teatri Kombëtar i Kosovës është futur në grevë të përgjithsh...
Ushqimet që kanë tendencën të shkaktojnë sëmundje
Driloni me pëlqim për Xhenetën?
Mevlani: Me Dianën nuk kishte asgjë serioze – po të isha beq...
Kurti: Shëndetësia publike po transformohet shpejt dhe rrënj...
Sulmet izraelite në Gaza, mbi 70 të vrarë gjatë orëve të fun...