Reali Madridi ishte shumë i interesuar të arrinte një marrëveshje me Chelsean për të shkëmbyer lojtarët e tyre gjatë verës së kaluar.
Los Blancos, në vitet e fundit kanë shfaqur interesim në lojtarët e Chelseat.
Por, në fund Chelsea dhe Reali arritën të bënin vetëm një marrëveshje, që ishte transferimi i Alvaro Moratas, në Stamford Bridge për 70 milionë euro.
Reali me këtë marrëveshje, ka përfituar shumë pasi para një sezoni ata kishin rikthyer Moratan në skuadër nga Juventusi, transmeton arbresh.info.
Sipas “The Daily Mail”, gjigantët spanjoll dëshironin të këmbenin Moratan dhe James Rodriguezin për dyshen e Chelseat, Thibaout Courtois dhe Eden Hazard.
Chelsea e refuzoi mundësin për të nënshkruar me Rodriguez, dhe kolumbiani në fund iu bashkua Bayern Munich në formë huazimi.
Courtois po ashtu qëndroi në Chelsea, pasi Real Madridi në fund vendosi t’i qëndrojë besnik portierit të tyre, Keylor Navas.
“Daily Mail” raporton se Zinedine Zidane e dëshironte yllin belg, Eden Hazard, në Santiago Bernabeu.
Hazard ende nuk ka arritur të nënshkruajë kontratë të re me kampionin aktual, pasi kërkon një pagë prej 300,000 mijë funtesh në javë. /arbresh.info/
Nëntë vite më parë Kushtetusja vendosi për Asociacionin
“Ke e diele, nuk u nejke”, arsyetimi qesharak i Gjestit pse ...
Mot i paqëndrueshëm në Shqipëri, vranësira dhe reshje shiu, ...
Një orë pritje për hyrje në Kosovë nga Dheu i Bardhë
Turqia ia zë vendin Iranit si forcë e huaj mbizotëruese në S...
Bernabeu iu përul legjendës: Një lamtumirë madhështore për d...