Google ADS

Reali dhe Barça në luftë për Lukakun

13:53 | 29 Mars 2017
Arbresh Info

Romelu Lukaku ka qenë duke u përfolur së fundmi shumë për transferim jashtë skuadrës në Premierë Ligë.

Sulmuesi i Evertonit është njëri nga golashënuesit më të mirë në futbollin anglez dhe beson se tani është koha e duhur për të marrë një hap tjetër në karrierën e tij, transmeton portali arbresh.info.

Bazuar në një raport nga ‘Tuttosport’, klube të mëdha në Evropë si Real Madridi, Barcelona janë gjithashtu duke u përpjekur për të siguruar shërbimet e tij.

Paris Saint Germain dhe Bayern Munichu nga ana tjetër raportohet se kanë kërkuar për blerë shërbimet e Lukakut.

Reprezentuesit e futbollistit belg janë duke dëgjuar ofertat për lojtarin dhe mësohet se Lukaku mund të shijoj mundësinë për të luajtur në Spanjë./arbresh.info

Të ngjashme