Real Madridi vazhdon të insistojë për transferimin e mesfushorit francez Eduardo Camavinga.
Gjiganti spanjoll ka bërë tanimë edhe një ofertë zyrtare në drejtim të skuadrës franceze Rennes.
Los Blancos kanë ofruar 50 milionë euro plus 10 milionë të tjera në formë bonsuesh për lojtarin.
Megjithatë kjo ofertë është vlerësuar e ulët nga Rennes dhe e kanë refuzuar atë.
Klubi francez i ka bërë të qartë kampionit të shumëfishtë spanjoll se Camavinga nuk do të largohet pa u paguar shuma prej 75 milionë euro.
17-vjeçari është dëshira kryesore e trajnerin Zinedine Zidane për repartin e mesfushës dhe presidenti Florentino Perez po kërkon transferimin e tij.
Megjithatë mbetet të shihet nëse Los Blancos do të ofrojnë 75 milionë eurot e kërkuara nga Rennes për sensacionin francez.
Camavinga që luan në pozitën e mesfushorit shkatërrues, këtë edicion ka zhvilluar 36 ndeshje me Rennes duke shënuar një gol e duke asistuar në dy të tjerë. /Telegrafi/
Përfundon “Kursi i Nënoficerëve të Betejës” për ushtarët e F...
Policia e Shtetit: Do të garantojmë protestën e PD-së në Tir...
Hamza: Pagesa e TVSh-së për biznese do të bëhet pas shitjes ...
Abdixhiku: LDK-ja, e djathta dhe rugovizmi të bëhen bashkë d...
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Drejtësia tranzicionale dhe adresimi i krimeve të luftës, Ha...