Real Madridi beson se Antoine Griezmann do t’i bashkohet Manchester United këtë verë.
Raportet të ndryshme këtë javë pretenduan se “Djajtë e Kuq” kanë rënë dakord të nënshkruajnë për 86 milionë funta me reprezentuesin francez të Atletico Madridit, transmeton portali arbresh.info. Jose Mourinho ka bërë Griezmannin shënjestrën e tyre kryesore derisa edhe Chelsea thuhet se është duke ndjekur 26-vjeçarin.
Sidoqoftë, sipas gazetës spanjolle ‘OkDiaario‘, Real Madridi, i cili është gjithashtu në garë për sulmuesin, beson se ai do i bashkohet Manchester United.
Lexo më shumë: “Raketa” nga Xherdan Shaqiri në garë për çmimin “Goli i Muajit” (VIDEO)
Gazeta e lartpërmendur pretendon se gjiganti në La Liga tani do të kthej vëmendjen te ylli i Chelseat, Eden Hazard, dhe Paulo Dybala i Juventusit. Po ashtu, ata pretendojnë se Reali mendon që Mourinho ka folur personalisht me Griezmannin për të siguruar atë në ‘Old Trafford’.
“Djajtë e Kuq” janë në kërkim të një sulmuesi derisa Zlatan Ibrahimovic do të jetë jashtë fushe për 12 muaj. Superylli suedez ka dëmtuar ligamentet dhe do të mungoj gjithashtu edhe në fillim të sezonit të ardhshëm./arbresh.info
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua
Trajneri i Empolit i frikësohet një largimi të mundshëm të I...
Lëshohet në qarkullim pulla postare që lufton dhunën kundër ...
Osmani: Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhuna, asnjëra ng...
Barku i madh shkakton osteoporozën edhe tek meshkujt
Njëqind vjet më parë u ndërtua autostrada e parë në botë, a ...