Real Madridi dëshiron të ketë një portier të ri për sezonin e ardhshëm dhe sipas raporteve nga mediat angleze, bartësi i fanellës me numër 1 në Manchester United, David de Gea, dhe portieri i Chelseat, Thibaut Courtois, janë shënjestër e tyre.
Të dy ish portierët e Atletico Madridit janë duke u kërkuar për rikthim tek kryeqyteti spanjoll, ku trajneri Zinedine Zidane është i vendosur për të zëvendësuar Kelor Navasin me një super portier, transmeton portali arbresh.info.
Pasi United dhe Chelsea janë të dy të kënaqur me portierët e tyre aktual, Real Madridi duhet të ofrojë një shifër madhështore të hollash për të siguruar transferimin e njërit prej tyre.
De Gea preferohet më shumë nga presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, që është i gatshëm të shtroj ofertë prej 60 milionë funta për 26-vjeçarin.
Ndërsa belgu Thibaut Courtois, i cili është dy vite më i ri se De Gea, kushton 10 milionë funte më pak./arbresh.info
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë