Real Sociedadi është duke shpresuar në rikthimin e Adnan Januzajt dhe Inigo Martinezit nga lëndimet para udhëtimit të tyre te Alaves.
Skuadra e Eusebio Sacristanit udhëton në Vitoria të shtunën, kur edhe shënohet rikthimi i La Ligas pas pushimeve ndërkombëtare, transmeton portali arbresh.info. Por, Sacristan shpreson se do të jetë në gjendje të përfshijë në skuadër edhe dy lojtarët që pësuan lëndime së fundmi.
Martinez ka bërë vetëm një paraqitje për klubin e tij këtë sezon, ndërsa Januzaj, i cili u transferua nga Manchester United këtë verë, startoi vetëm në dy ndeshje këtë sezon.
‘El Mundo Deportivo’ raporton se dy lojtarët do të jenë në dispozicion për Real Sociedadin, i cili ka pranuar 13 gola në katër ndeshjet e tyre të fundit në ligë./arbresh.info/
Këshilli i Sigurisë me masa për sigurinë pas shpërthimit në ...
Parashikimi i motit në Shqipëri, ulen temperaturat, vranësir...
Rusia thotë se ka bombarduar forcat antiqeveritare në Siri
Sigurohet furnizimi i rregullt me rrymë për vendin dhe ngroh...
Mundësohet furnizimi i papenguar i KEK-ut me ujë nga kanali ...
Shpërthimi në Ibër Lepenc/ Policia rrit masat e sigurisë, pë...