Real Sociedadi ka konfirmuar se Adnan Januzaj do të jetë jashtë fushës për një periudhë të pacaktuar kohore.
22-vjeçari synon rikthimin e karrierës pas transferimit nga Manchester United për 8 milionë funta te skuadra spanjolle gjatë verës, transmeton portali arbresh.info.
Por, ai mund të jetë jashtë fushës për një kohë të gjatë pas vetëm katër paraqitjeve për skuadrën në La Liga.
Klubi konfirmoi se futbollisti shqiptar ka ndierë dhimbje në gjurin e tij pas disfatës 3 me 1 ndaj Zenit St. Petersburg në Evropa Ligë dhe skanimet kanë shfaqur se mund të jetë një problem serioz.
“Adnan Januzaj përfundoi ndeshjen kundër Zenit St. Peterburgsburg pa ndonjë ankesë apo traumë të dukshme, por një orë më pas ai filloi të ndjejë dhimbje të mëdha në gjurin e djathtë”, shkruan klubi në faqen zyrtare.
Januzaj shpenzoi sezonin e kaluar në formë huazimi te Sunderlandi./arbresh.info/
https://twitter.com/RealSociedad/status/914100491302338560
Guxo dënon sulmin në veri: Republika e Kosovës nuk iu nënsht...
Këshilli i Sigurisë me masa për sigurinë pas shpërthimit në ...
Parashikimi i motit në Shqipëri, ulen temperaturat, vranësir...
Rusia thotë se ka bombarduar forcat antiqeveritare në Siri
Sigurohet furnizimi i rregullt me rrymë për vendin dhe ngroh...
Mundësohet furnizimi i papenguar i KEK-ut me ujë nga kanali ...