Google ADS

Real Sociedad në bisedime të avancuara me mesfushorin e PSG-së, Rafinha

15:41 | 23 Dhjetor 2021
Lorik Gerbeshi

Mesfushori i PSG-së, Rafinha është pranë rikthimit në LaLiga në janar.

Rafinha do të vihet në dispozicion nga PSG për muajin e ardhshëm dhe një transferim te Real Sociedad është duke u krijuar, raporton “Mundo Deportivo”.

Akoma nuk është arritur një marrëveshje e plotë, por nga secila palë është shprehur oltimizëm për një rezultat pozitiv.

Rafinha dëshiron të largohet nga Parisi në kërkim të futbollit të rregullt pasi kërkon një vend në skuadrën e Brazilit për Kupën e Botës për vitin e ardhshëm.

Nga ana tjetër, PSG janë të gatshëm të largojnë Rafinhën në formë huazimi për gjysëm e dytë të sezonit./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme