Google ADS

Real Madridin ofron Bale & Navas për ‘mbretin’ Salah

08:51 | 2 Maj 2018
Arbresh.info

Real Madrid është duke menduar se si ta transferojë ‘mbretin’ Mohamed Salah.

Salah këtë sezon u transferua tek Liverpooli, dhe ka bërë gjithë botën për veti me super paraqitjet e tij.

Ai deri më tani ka shënuar 43 gola në të gjitha garat, 31 në Premier League, 10 në Champions League dhe dy në kupat e ligës.

Tashmë, Liverpooli është duke u vërshuar me ofertat për 25 vjeçarin.

Sipas “Diario Gol” Reali do t’ia ofrojë Liverpoolit Gareth Bale dhe Keylor Navas, në këmbim të Salah, transmeton arbresh.info.

Florentio Perez dhe Zidane tashmë ka vendosur për transferimin e tij dhe janë të gatshëm të ofrojnë edhe para dhe lojtarë.

Liverpooli edhe pse ka deklaruar se Sala nuk është në shtije për asnjë çmim, vlera e tij konsiderohet të jetë rreth 200 milionë euro. /arbresh.info/

 

Të ngjashme