Real Madridi vëzhgon sulmuesin Mateus Uribe

08:54 | 11 Maj 2018
Arbresh Info

Real Madridi është duke vëzhguar sulmuesin e Club Americas, Mateus Uribe.

‘ESPN’ raporton që reprezentuesi kolumbian është duke u vëzhguar nga skuadra e skautëve të Real Madridit dhe është njëri nga shënjestrat për këtë verë që pritet të transferohet nga Florentino Perez kur të rihapet merkato, transmeton portali arbresh.info.

27-vjeçari ka bërë shtatë paraqitje për skuadrën e tij kombëtare dhe shpreson të përfitoj nga Kampionati Botëror në Rusi për të konfirmuar kualitetin e tij kundër më të mirëve.

Në rast se kjo ndodhë, një ofertë nga gjiganti spanjoll mund të shkoj te klubi të cilit iu bashkua gjatë muajit gusht të vitit të kaluar.

Kontrata e Uribes, i cili vlen 5 milionë euro, nuk skadon deri më 2020./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme