Real Madridi vëzhgon sulmuesin Marcus Rashford

13:53 | 28 Mars 2017
Arbresh Info

Gjiganti në La Liga, Real Madridi është duke vëzhguar sulmuesin e Manchester United, Marcus Rashford.

Sipas raporteve të ndryshme nga mediat spanjolle, e ardhmja e Karim Benzemas dhe Alvaro Moratas te klubi në ‘Santiago Bernabeu’ është ende në dyshime, transmeton portali arbresh.info.

Vëzhguesit e klubit i kanë dhuruar presidentit të Real Madridit, Florentino Perez, një listë të kandidatëve për të zëvendësuar dyshen.

Në këtë listë gjendet edhe ylli i ri i “Djajve të Kuq”, Marcus Rashford./arbresh.info

Të ngjashme