Real Madridi ka thyer rekordin e tyre të mëparshëm prej 464 minutave pa shënuar gol në të gjitha kompeticionet gjatë ndeshjes mjaftë frustruese kundër Levantes.
Dështimi i ‘Los Blancos’ për të realizuar gjatë 56 minutave të parë kundër Levantes pasditen e sotme (e shtunë) bëri që ata të vendosin një rekord të ri në historinë e tyre për minutat pa gola të kaluar, transmeton portali arbresh.info.
Marco Asensio shënoi golin e fundit të kampioni evropian në minutën e 41′ të fitores së tyre 1 me 0 ndaj Espanyolit më 22 dhjetor.
Lexo edhe: Vazhdon kriza në Real Madrid, pesë ndeshje pa fitore
Që nga atëherë ata kanë dështuar për të gjetur rrjeten duke mos shënuar në disfatat e tyre kundër Sevillas, CSKA Moscow dhe Deportivo Alaves dhe në barazimin pa gola kundër rivalit lokal – Atletico Madridit.
Marco Asensio mendoi se ka shënuar gjatë pjesës së parë kundër Levantes, por goli i tij u anulua për shkak se u vlerësua se ishte shënuar nga një pozitë jashtë loje, ndërkohë që skuadra nën udhëheqjen e trajneri Julen Lopeteguit u largua nga fusha me përfundimin e kohës së rregullt të pjesës së parë me një disavantazh prej 2 me 0.
Pasi kaluan 11 minuta pa shënuar në pjesën e dytë, koha e tyre pa gola arriti në 465 duke tejkaluar rekordin e tyre të mëparshëm prej 464 minutave.
Marcelo ishte lojtari që theu këtë duke shënuar një gol të bukur për 2 me 1 në Bernabeu./arbresh.info/
Tentuan të grabisin një market në Ferizaj, arrestohen dy të ...
Rama: Shqipëria ka pasur rritjen më të lartë ekonomike, për ...
Sara për Drilonin: Nuk i falet, më thoshte jam prapa teje
Konjufca: Luftimi i dhunës në familje dhe bazë gjinore është...
Sara për Drilonin: Nuk i falet, më thoshte jam prapa teje
Kurti: Puna për një shoqëri gjithëpërfshirëse po vazhdon, ar...