Real Madridi vazhdon me barazime

08:23 | 27 Korrik 2022
K.B

Real Madridi është përballur me Club American në ora 04:30 të mëngjesit, ndeshja përfundoi me barazim 2-2.

Pas pesë minutash lojë, Club America kaloi në epërsi me golin e Henry Martin, që u asistua prej Layn.

Los Blancos nuk i lejuan kundërshtarët të gëzohen edhe aq shumë, duke i barazuar shifrat nëpërmjet Karim Benzemas (22’), që pranoi një asistim nga Marco Asensio.

Pjesa e parë përfundoi me këtë dy gola, ndërsa në të dytën u shënuan edhe dy të tjerë. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme