Kylian Mbappe aktualisht është lojtari i Paris Saint Germain, me kontratë deri në fund të këtij sezoni.
Francezi ishte fjala kryesore e merkatos së verës pasi aludohej se ai do të transferohet në Santiago Bernabeu, shkruan Arbresh.info.
Por një gjë nuk ndodhi Mbappe edhe njëherë tjetër ‘tradhëtoi’ madrilenët.
Por Real Madrid nuk po dorëzohet lidhur me këtë çështjë, sipas Diario AS, mbretërit do të dërgojn ofert për francezin me hapjen e merkatos së janarit.
Ylli i PSG-së do të ketë një ultimatum deri me datë 15 për të pranuar apo refuzuar këtë kërkesë.
Për Mbappen siç duket ky do të jetë “treni i fundit”, për tu transferuar në Bernabeu një dëshir e kahmotshme e Florentino Perezit.
E nëse Mbappe refuzon, Perez ka objektivin e radhës ai është Erling Haaland.
Norvegjezi i cili po kalon formë të jashtëzakonshme me qytetarët dhe fituesi i tripletës historike të Man Cityt, nuk e ka mohuar dëshirën e tij për tu transferuar tek gjigandi spanjoll.
Gjithashtu thuhet se norvegjezi iu ka thënë drejtuesëve të Realit që te mos mbyllin opsionet për tu bashkuar në kampin mbretëror.
Kujtojmë që Real Madridi ka nevojë të madhe për një qendërsulmues pas largimit të Karim Benzemas drejt Arabisë Saudite./Arbresh.info/
Hill: SHBA-ja nuk sheh prova që e lidhin Beogradin me sulmin...
Detaje të reja për të dyshuarin e sulmit në tregun e Krishtl...
Vetaksident në magjistralen Pejë-Prishtinë, vdes një person
Zëvendëskryeministri italian vjen në Kosovë, viziton KFOR-in...
Përfundon “Kursi i Nënoficerëve të Betejës” për ushtarët e F...
Policia e Shtetit: Do të garantojmë protestën e PD-së në Tir...