Real Madridi ulë çmimin e Gareth Bale

14:04 | 22 Prill 2018
Arbresh.info

Klubi i madh spanjoll, Real Madridi e ka vë në shitje përfundimisht yllin uellsian, Gareth Bale dhe shpreson ta shes gjatë afatit kalimtar veror.

Ylli uellsian nuk po arrin të gjej formën më të mirë te Real Madridi dhe një pjesë të fajit e kanë lëndimet e shpeshta.

Këto lëndime dhe mungesat e gjata të Bale kanë bërë që Mbretërit të mendojnë largimin e tij nga Santiago Bernabeu.

Skuadrat e interesuara për Bale janë të shumta, por çmimi prej 100 milionësh i kërkuar nga Reali kishte distancuar ato.

Bale do të largohet nga Santiago Bernabeu (Getty Images)

Megjithatë, sipas mediumit spanjoll Don Balon, Los Blancos kanë vendosur ta ulin çmimin e Bale për t’i nxituar skuadrat për transferimin e tij.

Ky medium raporton se Reali tani kërkon vetëm 70 milionë euro për shërbimet e uellsianit, por qëllimi është të fitojë më shumë se kjo shifër.

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez dëshiron që Bale të largohet këtë verë, por e kupton se çmimi i tij i ka larguar ekipet.

Duke ulur çmimin, Perez shpreson të shkaktojë një luftë ofertash midis klubeve në mënyrë që nga ndonjë ankand i mundshëm të rifitojë shpenzimin prej 100 milionë eurosh të bërë për transferimin e tij nga Tottenham Hotspur./Telegrafi.com

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme