Real Madridi u refuzua nga Mohamed Salah

16:32 | 23 Gusht 2018
Arbresh Info

Ylli i Liverpoolit, Mohamed Salah refuzoi transferimin në Real Madrid këtë verë në mënyrë për të vazhduar qëndrimin në Anfiled.

Real Madridi shpresonte të siguronte shërbimet e egjiptianit si një zëvendësues të Cristiano Ronaldos që iu bashkua Juventusit pas nëntë viteve të kaluara në Bernabeu, transmeton portali arbresh.info.

Sipas një raporti në ‘El Pais’, Real Madridi kontaktoi agjentin e Salahut për të diskutuar rreth transferimit të tij, por kjo lëvizje është refuzuar nga ish lojtari i Chelseas.

Reprezentuesit e sulmuesit anglez Harry Kane ishin kontaktuar gjithashtu nga ‘Los Blancos’, por transferimi i tij në Spanjë nuk do të ndodhë për shkak se Tottenham Hotspuri nuk është i interesuar.

Salah dhe Kane kanë shënuar së bashku 62 gola në Premierë Ligë sezonin e kaluar. Ata kanë nisur sezonin aktual mjaftë mirë dhe sulmuesi i “Spursve” ka shënuar golin e parë në gusht, ndërsa Salah ka realizuar një gol dhe ka asistuar një herë deri tani, transmeton portali arbresh.info.

Real Madridi është ende në kërkim të zëvendësuesit të Ronaldos, por nuk do të jetë në gjendje të siguroj as shërbimet e superyllit Eden Hazard të Chelseat këtë sezon për shkak se lojtari ka vendosur për qëndrim në Stamford Bridge.

Gareth Bale thuhet se do të jetë lojtari kryesor në Bernabeu me largimin e Ronaldos./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme