Kampioni i Spanjës është mposhtur në ndeshjen si nikoqir pasditen e sotme (e shtunë) kundër Villarrealit.
Real Madridi pësoi gol në minutat e fundit të ndeshjes, gjë që edhe i kushtoi me tri pikë skuadrës së Zinedine Zidanes, presioni ndaj të cilit po rritet gjithnjë, shkruan portali arbresh.info.
‘Los Blancos’ janë mposhtur me rezultat minimal 0 me 1 në Bernabeu nga Villarreali në ndeshjen e zhvilluar në kuadër të xhiros së 19 në La Liga.
Madrilenët dominuan gjatë gjithë ndeshjes, vlen të përmendet që Cristiano Ronaldo ka humbur dy shanse të mëdha gjatë pjesës së parë, por ishte minuta e 83′ kur ndodhi befasia në Bernabeu.
Sulmuesi qendror Pablo Fornals realizoi gol të bukur për 0 me 1 në minutën e 87′ për t’i dhënë tri pikë skuadrës së tij si dhe për t’i shkaktuar disfatën e tretë në La Liga këtë sezon nikoqirëve.
Real Madridi me 32 pikë qëndron në pozitën e katërt, 16 pikë prapa lideri në ligë – Barcelonës, ndërsa Villarreali qëndron në pozitën e pestë me vetëm një pikë më pak se ‘Los Blancos’./arbresh.info/
I gjithë Ferizaj në terr, Aliu: Kjo është e pashembullt
Izraeli dhe Hamasi akuzojnë njëri-tjetrin për dështimin e nj...
Roshi flet për tërhiqjen nga kombëtarja: Nuk u ftova një vit...
Të shtëna me armë zjarri në Durrës
Lista Serbe pasi PZAP ia aprovoi ankesën: Mbetet të shihet n...
PDK-ja formon shtabin qendror zgjedhor