Real Madridi ka fituar me rezultat të thellë 4-0 në udhëtim te Eibari në ndeshjen e vlefshme për javën e 13-të në La Liga.
Mbretërit i janë kthyer fitores së kampionat pas një barazimi Real Betisit dhe me tri pikët e reja janë bërë lider.
Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me dominim të plotë të Realit, të cilët përveç shumë rasteve të krijuara arritën të shënojnë edhe tri gola.
Goli i parë i ndeshjes erdhi në minutën e 17-të të ndeshjes me anë të Karim Benzemas, i cili shënoi për 1-0, ndërsa tre minuta më vonë Sergio Ramos dyfishoi epërsinë nga penalltia.
Benzema shënoi dy gola në pjesën e parë (Foto: Juan Manuel Serrano Arce/Getty Images/Guliver)
Benzema u përkujdes edhe për golin e tretë, pasi në minutën e 29-të u tregua i saktë nga pika e bardhë.
Në pjesën e dytë, u zhvillua lojë më e barabartë, por përsëri ishin vetëm Mbretërit të cilët gjetën rrugën e rrjetës.
Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 61-të dhe ishte Federico Valverde, i cili vulosi fitoren 4-0 pas një goli të bukur të shënuar.
Me këtë fitore, Reali e sheh veten në pozitën e parë me 25 pikë, ndërsa Eibari renditet i 15-ti me 15 pikë.
Në ndeshjen e radhës, Los Blancos e presin në shtëpi Real Sociedadin, ndërsa Eibari e pret Alavesin./telegrafi/
MINT nesër oganizon Konferencë për Turizmin e Qëndrueshëm
Haradinaj: Rritja e pensioneve sot nga Qeveria në ikje është...
Aksioni në “Pallatin e Rinisë”, Prokuroria Speci...
1 vit nga 7 tetori, a e ka çrrënjosur Izraeli lëvizjen e Ham...
Vlora e gjunjëzuar pas përmbytjeve, qytetarët: Inspektorët e...
Kurti përmend kërkesat ndaj Serbisë në dialog, në mesin e ty...