Real Madridi është ekspertë për të fituar finalet nën udhëheqjen e trajnerit Zinedine Zidane, gjë të cilën e vërtetuan edhe UEFA Superkupë kundër Manchester United.
Pas Sevillas vitin e kaluar, Manchester United i Jose Mourinhos ishte viktima tjetër e ‘Los Blancos’ që siguroi një tjetër trofeu në UEFA Superkupë, shkruan portali arbresh.info.
Skuadra fituese e Ligës së Kampionëve e trajnerit francez regjistroi fitore me rezultat 2 me 1 ndaj fituesit të Evropa Ligës në finalen e zhvilluar në stadiumin Philipp Arena II në Shkup të Maqedonisë. Casemiro dërgoi gjigantin spanjoll në epërsi në minutën e 24′ të ndeshjes pas një harkimi të bukur nga Dani Carvajal. Pjesa e parë e ndeshjes përfundoi me rezultat 1 me 0.
Sidoqoftë, madrilenët dyfishuan epërsinë vetëm shtatë minuta pas fillimit të pjesës së dytë. Sulmuesi spanjoll Isco realizoi për 2 me 0 pas asistimit nga Gareth Bale, i cili është shënjestër për transferim e Jose Mourinhos.
Romelu Lukaku ngushtoi epërsinë në 2 me 1 në minutën e 62′, por minutat e mbetur nuk ishin të mjaftueshëm për “Djajtë e Kuq” për të sjell ndonjë ndryshim befasues ndonëse Marcus Rashford kishte një mundësi të artë në 10 minutat e fundit të kohës së rregullt.
Pas Jose Mourinhos, protagonisti tjetër kryesor i kësaj shfaqje, Cristiano Ronaldo, u inkuadrua në fushë në minutën e 83′ si zëvendësues i Karim Benzemas në përballjen kundër ish skuadrës së tij angleze.
Tani, Real Madridi ka siguruar katër Super Kupa të Evropës, një më pak se Barcelona dhe AC Milani./arbresh.info
https://streamable.com/xjf9z
https://streamable.com/7zjxh
https://streamable.com/4duk3
Mbi 1.000 koreanoveriorë të vrarë apo të plagosur duke luftu...
Rohde i shqetësuar për moscertifikimin e Listës Serbe: Proce...
Rusia marrë propozime për të zhvilluar një takim mes Putin d...
100-vjetori i themelimit të Klubit të Futbollit Prishtina, K...
LDK shënon 35 vjetorin e themelimit, Abdixhiku: Lidhja ka qe...
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok