Real Madridi transferon yllin e Interit

22:25 | 14 Prill 2018
Arbresh.info

Real Madridi është duke menduar ta transferojë yllin e Interit, Mauro Icardi.

Drejtuesit e klubit madrilen nuk janë të kënaqur, me sulmuesin francez, Karim Benzema, i cili në këtë sezon po ka probleme me lendime dhe finalizimin e rasteve.

Sipas mediave italiane, Reali do të bëjë një ofertë prej 100 milionë euro për Icardin, transmeton arbresh.info.

Megjithatë, gjiganti italian nuk do të heq dorë lehtë, nga shërbimet e kapitenit argjentinas.

Icardi në këtë sezon ka shënuar 25 gola në Serie A. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme