Real Madridi është duke planifikuar të shpenzojë rreth 200 milionë euro për Eden Hazard, para se të nënshkruajë edhe me Harry Kane dhe David De Gea, në afatin kalimtar të verës së ardhshme.
Sipas “Daily Mail” Reali do të shpenzojë 500 milionë në verën e ardhshme për t’i transferuar yjet e Premierligës, si dhe trajneri Mauricio Pochettino, transmeton arbresh.info.
Pas 20 ndeshjesh në La Liga, Reali renditet në pozitën e katërt në tabelë dhe është 19 pikë mbrapa Barcelonës, i cila është lidere.
Trajneri francez i ‘los blancos’ Zinedine Zidane, ka pranuar se pas eliminimit nga Copa del Rey, puna e tij është në rrezik.
Megjithatë, Florentino Perez është duke menduar për sezonin e ardhshëm, dhe tashmë ka bërë një listë prej disa futbollistëve që do të transferohen në Santiago Bernabeu.
Fillimisht do të transferohet belgu, Eden Hazard, i cili tashmë e disa sezone është futbollisti më i mirë i Premieligës. Pastaj, sulmuesi anglez i Tottenham Hotspurs, Harry Kane, i cili në dy sezonet e fundit ka fituar këpucën e artë në Premierligë.
Ndërsa, De Gea është në kulmin e karrierës së tij në Manchester United, Reali do të tentojë ta tranferojë atë. Reali kishte dështuar të transferonte në verën e vitit 2015. /arbresh.info/
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës
Ngritet aktakuzë ndaj një ish-pjesëtari të forcave serbe për...
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...