Real Madridi transferohen vetëm portierin Kepa në janar

12:06 | 4 Janar 2018
Arbresh Info

Real Madridi është i vendosur për të finalizuar vetëm një transferim në merkaton e muajit janar dhe lojtari i vetëm me të cilin do të nënshkruajnë është Kepa.

Portieri i Athletic Bilbaos do t’i bashkohet skuadrës së Zinedine Zidanes brenda ditëve të ardhshme, transmeton portali arbresh.info. Real Madridi do të paguaj klauzolën e tij të lëshimit prej 18 milionë funta dhe ai do të jetë një zëvendësues i Keylor Navasit.

Kiko Casilla nga ana tjetër është i vendosur për largim nga klubi në janar.

Sipas mediave spanjolle, Kepa do të jetë biznesi i vetëm në Real Madridi këtë muaj pavarësisht nevojës së klubit për të nënshkruar me një sulmues.

Real Madridi ka qenë duke kërkuar transferimin e Maurio Icardit, Harry Kanes, Neymarit dhe Kylian Mbappes. Por, këto marrëveshje pritet të finalizohen gjatë verës./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme