Real Madridi tërhiqet nga marrëveshja me Luka Jovic

18:27 | 21 Maj 2019
Arbresh Info

Real Madridi thuhet tani se është tërhequr nga marrëveshje me sulmuesin e Eintracht Frankfurtit, Luka Jovic.

Siç raporton Jugones, klubi gjerman kërkon një shifër vërtetë të lartë për sulmuesin – 100 milionë euro, transmeton portali arbresh.info.

Kjo tarifë është dukshëm më e madhe se ajo që presidenti Florentino Perez dëshiron të paguaj për një lojtar që ende nuk është i mirë mjaftueshëm për të justifikuar atë tarifë.

Jugones thotë se Madridi i ka hapur derën skuadrës së Barcelonës për të nënshkruar me sulmuesin.

Futbollisti serb është duke u vëzhguar nga një numër i madh klubesh dhe gjiganti kataluans ka qenë duke e shikuar atë gjithashtu ndërkohë që disa e krahasojnë atë me Luis Suarezin./arbresh.info/

Të ngjashme