Drejtori sportiv i Paris Saint Germain, Leonardo sugjeron se Real Madridi nuk është aktiv në garën për nënshkrimin me Neymar.
Reprezentuesi brazilian ka shprehur dëshirë për largim nga Parc des Princes duke rezultuar kështu në spekulime konstante në lidhje me rikthimin te Barcelona ose kalimin në Bernabeu, transmeton portali arbresh.info.
Megjithatë, teksa Barcelona vazhdon të përpiqet për të arritur vazhdimisht një marrëveshje me kamponin e Ligës 1, duket se Real Madridi i ka dhënë fund përpjekjeve të tyre për nënshkrimin me 27-vjeçarin.
Duke folur për gazetarët në Paris, Leonardo ka thënë: “Barcelona ka bërë disa marrëveshje të rëndësishme në fillim të merkatos, por ata janë kandidatët e vetëm për nënshkrimin me Neymar”.
Leonardo ka insistuar gjithashtu se Barcelona ende nuk ka shtruar një ofertë të pranueshme para mbylljes së afatit kalimtar të hënën./arbresh.info/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...