Real Madridi tashmë gjendet në Paris për të zhvilluar negociatat me PSG-në në lidhje me superyllin Neymar.
Marca raporton se një emisar i klubit spanjoll është parë gjatë orëve të fundit me zyrtarët e PSG-së në mënyrë për të diskutuar transferimin e mundshëm të brazilianit, transmeton portali arbresh.info.
Zhvillimet prapa gjithë kësaj raportohet të jenë pozitive ndërkohë që detaje të tjera rreth tarifës së transferimit apo diçka tjetër nuk janë dhënë.
Kjo lëvizje vjen pasi Barcelona ka qenë duke tentuar për disa javë të kënaq PSG-në ne propozimin e tyre, por që deri tani ka qenë e pasuksesshme.
Madridi ka qenë në pritje deri tani në dy javët e fundit të afatit kalimtar para se të dërgoj një zyrtar në Parc des Princes për të arritur një marrëveshje.
Në Madrid ata janë të bindur se do të kenë pëlqimin e PSG-së teksa kontakti mes tyre me anë të telefonit ka qenë mjaftë fluid./arbresh.info/
Nesër vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Eksperti i gjuhës së trupit tregon momentin e saktë kur duel...
Ushtria izraelite lëshon urdhra të reja evakuimi për Bejruti...
Moti sot në Shqipëri
AKK: Buxheti 2025, i pamjaftueshëm për komunat
Hamza sot takohet me diasporën në Zvicër