Chelsea do të jetë shënjestër e dy ofertave nga Real Madridi gjatë verës.
Tashmë është e njohur që Real Madridi dëshiron të nënshkruaj me sulmuesin Eden Hazard, i cili ka vetëm edhe një vit të mbetur në kontratën e tij aktuale
Transferimi i tij duket i pashmangshëm duke marrë parasysh që Hazardi ka refuzuar marrëveshjen e re të ofruar nga Chelsea, shkruan portali arbresh.info.
Por, lajmi që Zinedine Zidane është rikthyer në Real Madrid do të thotë se gjiganti spanjoll është në kërkim të një tjetër lojtari të Chelseas.
Bazuar në një raport nga Evening Standard, ata do të tentojnë për të nënshkruar gjatë verës me dyshen Hazard dhe N’Golo Kante.
Francezi ka nënshkruar së fundmi një kontratë pesë vjeçare në klub, gjë që do të thotë se nuk do largohet për një çmim të lirë.
Por, Real Madridi është i vendosur për të përmirësuar skuadrën e tyre sepse synojnë të rikthehen sërish në krye nën udhëheqjen e Zidanes./arbresh.info/
Osmani mirënjohëse ndaj Kolumbisë
Lamine Yamal fiton çmimin “Golden Boy” 2024
Haradinaj thërret konferencë për media nesër, s’dihet arsyej...
‘I kam treguar se ti e ke pëlqimin e sinqertë’, Xheneta dhe ...
Të arrestuarit në Kosovë për mbishkrimin “Kosova është Serbi...
Jasir Asani golashënuesi më i mirë në Ligën e Kampionëve të ...