Real Madridi starton me Hazard, Bale dhe Vinicius kundër Mallorcas

21:33 | 24 Qershor 2020
A. B.

Real Madridi dhe Real Mallorca do të përballen sonte në një ndeshje jetësore për betejat e tyre përkatëse për titull dhe për t’i shpëtuar rënies nga liga.

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, ka habitur me formacionin e tij për këtë takim, i cili nis në orën 22:00, raporton Gazeta Express.

Eden Hazard është rikthyer në ekip pasi mungoi kundër Real Sociedadit dhe atij në vijën e sulmit i bashkohen Vinicius, Gareth Bale dhe Karim Benzema.

Mesfushori Casemiro mungon shkaku i pezullimit, ndërsa mesfusha sonte do të përbehet nga Fede Valverde dhe Luka Modric.

Formacionet zyrtare:

Real Madrid:

Real Mallorca:

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme