Real Madridi siguron fondet për Kylian Mbappen me shitjen e Moratas

23:50 | 27 Qershor 2017
Arbresh Info

Real Madridi raportohet se është i vendosur për të shfrytëzuar tarifën nga Manchester United për Alvaro Moratan në transferimin e Kylian Mbappes.

Sulmuesi i Monacos është shënjestra kryesore e trajnerit Zinedine Zidane dhe e shumë klubeve elite në Evropë, transmeton portali arbresh.info. Arsenali, Liverpooli dhe Paris Saint Germain janë të gjithë në garë për 18-vjeçarin.

Por, transferimi në Bernabeu besohet se është ëndrra e Mbappes.

Lexo edhe: Supergoli nga ylli kosovar në Ligë të Kampionëve (VIDEO)

Hapësira në skuadrën e Real Madridi pas arritjes së tij do të krijohet me shitjen e Alvaro Moratas në Manchester United.

Një marrëveshje prej 62 milionë funta besohet se është afër finalizimi dhe sipas raporteve nga mediat spanjolle, kjo shumë do të shfrytëzohet në krijimin e fondeve për transferimin e Mbappes./arbresh.info

Të ngjashme