Real Madridi ka fituar me rezultat bindës 3-0 ndaj Bragas në kuadër të rrethit tëkatërt të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.
Pas vetëm gjashtë minutash lojë, mysafirët kishin shansin të kalonin të parët në epërsi, por që Djalo dështoi të shënonte nga penalltia, me Andrey Lunin që bëri pritje fantastike.
Brahim Diaz që pati fillimisht një gol të anuluar nga VAR-i për pozicion jashtë lojë, ia doli të shënonte në minutën e 27-të për 1-0.
Me kaq edhe përfundoi pjesa e parë, derisa në të dytën, Los Blancos ishin të pandalshëm.
Ishte minuta e 58-të e takimit kur Lucas Vazquez asistoi te Vinicius Junior që realizoi për 2-0.
Për golin e tretë u përkujdes Rodrygo (61’), ndërsa Vinicius ishte në rolin e asistuesit.
Real Madridi tashmë e ka siguruar kualifikimin në fazën e eliminimit direkt, pasi ka 12 pikë, Napoli me shtatë, Braga me tri dhe Union Berlini me një. /Telegrafi/
LDK shënon 35 vjetorin e themelimit, Abdixhiku: Lidhja ka qe...
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok
Kurti nesër merr pjesë në përurimin e rrugëve Dragash-Brod d...
Përveç rezultateve negative, Manchester United i del një pro...
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe