Bazuar në një raport nga ‘Marca’, Real Madridi ka shtyrë prezantimin e Antonio Contes si trajner të tyre të ri për shkak të se italiani është duke kërkuar nga Real Madridi të nënshkruaj me një mbrojtës të ri që t’i përshtatet formacionit të tij të preferuar 3-4-3.
Real Madridi duket se është i hapur ndaj idesë për të luajtur me vetëm tre lojtarë prapa, gjë që mund të shkaktoj “prishjen” mes dy palëve, transmeton portali arbresh.info.
Shkarkimi i Julen Lopeteguit dukej i pashmangshëm që një kohë të gjatë dhe kur u njoftua zyrtarisht, të gjithë në formë automatike kishin mendjen te Conte që do të prezantohej menjëherë.
Fatkeqësisht, edhe pse do të ishte shumë mirë që Conte do t’i ipte një rinovim mjaftë të shquar, kjo vlerësohet se nuk është mënyra më e mirë për të startuar gjërat në këtë pikë.
Conte ka qenë i lirë qysh pas largimit nga Chelsea këtë vit dhe ai ende konsiderohet si njëri nga top trajnerët jo vetëm në Evropë, por në gjithë botën e futbolli./arbresh.info/
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person
Leëandowski arrin shifrën e 100 golave në Ligën e Kampionëve
Yll Limani përmbyll vitin me një koncert madhështor
Paraburgim ndaj tre të arrestuarve në Manastirin e Deçanit
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve
3 orë mosbindje civile, mbyllet protesta e opozitës në Shqip...