Real Madridi ‘shtatëshe në kajmak’ Deportivo La Corunas

18:15 | 21 Janar 2018
Arbresh.info

Real Madridi ka shkatërruar skuadrën e Deportivo La Corunas, duke e mposhtur me rezultat të thellë 7 me 1.

Skuadra e Zinedine Zidane nuk dinte për fitore në La Liga në dy ndeshjet e fundit, dhe kjo ndeshje konsiderohej si pikë kthyese për los blancos.

Reali u befasua nga mysafirët kur sulmuesi spanjoll, Adrian, shënoi për rezultatin 0 me 1.

Vendasit reaguan në minutën e 32, kur mbrojtësi spanjoll Nacho shënoi për të barazuar rezultatin në 1 me 1.

Sulmuesi uellsian, Gareth Bale shënoi në minutën e 42 për të përmbysur rezultatin në 2 me 1.

Reali nuk u ndal me kaq, dhe arriti të shnëonte edhe golin e tretë brenda pak minutash, dhe përsëri ishte uellsiani, Bale, i cili realizoi një supergol në minuën e 58 për 3 me 1.

Më pas shënoi Luka Modriç për 4 me 1, radha i erdhi edhe portugezit Cristiano Ronaldo, i cili shënoi dy gola të shpejtë, për rezultatin 6 me 1.

Goleadën e përmbylli mbrojtësi spanjoll, Nacho Fernandez, i cili shënoi 7 me 1.

Me këtë fitore, Reali renditet në pozitën e katërt me 35 pikë pas 19 ndeshjeve. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme