Real Madridi thuhet se do ta shkarkoj Julen Lopeteguin më vonë gjatë kësaj dite pas disfatës 5 me 1 në El Clasico kundër Barcelonës.
Gjiganti spanjoll u poshtërua nga rivali katalunas në ndeshjen e sotme (e diele) në La Liga të zhvilluar në Camp Nou, ku Luis Saurez realizoi hat – trick, transmeton portali arbresh.info.
Lexo edhe : A do të ndëshkohet Granit Xhaka për penaltinë e shkaktuar sonte?
Kjo vjen pas një forme vazhdimisht të dobët nga Real Madridi nën udhëheqjen e Julen Lopeteguit këtë sezon në të cilin ata kanë fituar vetëm një nga shtatë ndeshjet e tyre të fundit brenda të gjitha kompeticioneve.
Padyshim se ky do të jetë sinjali i fundit për presidentin e ‘Los Blancos’, Florentino Perez, ndërkohë që ‘Calciomercato’ sugjeron që vendimi tashmë është marrë dhe gjërat mund të bëhen zyrtare më vonë.
Lexo edhe: Real Madridi poshtërohet në El Clasico, hat-trick nga Luis Suarez
Gazeta italiane thotë se ish trajneri i Chelseas, Antonio Conte, është zgjedhur si një zëvendësues i Lopeteguit.
Ky muaj ka qenë shkatërrues për spanjollin, i cili ishte shkarkuar gjithashtu nga skuadra kombëtare e Spanjës në prag të Kampionatit Botëror kur u zbulua se kishte pranuar për të qenë zëvendësues i Zinedine Zidanes në Bernabeu.
Tronditja të El Clasico duket se tashmë ka vendosur fatin e Lopeteguit ndërkohë që Conte është në dispozicion qysh pas largimit nga Chelsea gjatë verës./arbresh.info/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...