Edhe pse Aaron Ramsey mund të ketë shënuar golin e tij të parë këtë sezon në fitoren 5 me 1 të Arsenalit ndaj Fulhamit të dielën, e ardhmja e tij në klub vazhdon të mbetet ende e paqartë.
Arsenali i ka ofruar reprezentuesit uellsian një kontratë të re katër vjeçare para se të tërhiqet nga negociatat dhe të anuloj gjithashtu kontratën, transmeton portali arbresh.info.
Siç qëndrojnë gjërat, Ramsey do të largohet nga klubi në Emirates me përfundimin e sezonit.
Derisa Liverpooli është parë si favorit për të siguruar nënshkrimin me Ramseyn, duket se njëra nga skuadrat më prestigjioze në Evropë ka shfaqur gjithashtu interesim.
Ramsey në Real Madrid?
Ian McGarry iu ka thënë ‘Transfer Windows Podcast’ se Real Madridi ka shfaqur interesim për të nënshkruar me yllin 27-vjeçar.
McGarry ka njoftuar gjithashtu se ish kampioni i La Ligas ishte i interesuar po ashtu në transferimin e tij kur negociatat midis dy palëve filluan 18 muaj më parë./arbresh.info/
Më poshtë mund të dëgjoni bisedën e plotë rreth asaj që ka thënë McGarry:
https://twitter.com/TransferPodcast/status/1049670885727195137
Administrata e Joe Biden pritet të njoftojë ndihmë masive us...
Manchester City ka zgjedhur një italian si zëvendësues të Ro...
Pse shpërthejnë virozat gjatë dimrit dhe si përhapen ato?
Çmimet e banesave në Shqipëri do shtrenjtohen, pritet rritje...
Zjarr i përmasave të mëdha në Kaliforni, digjen 180 hektarë ...
Prishtina e Re ndan rrugët me tre futbollistë