Real Madridi është i vendosur për të shitur katër lojtarë në mënyrë për të financuar transferimin e Neymarit këtë verë.
Braziliani u transferua në Paris Saint Germain vitin e kaluar, një lëvizje që tronditi botën e futbollit, transmeton portali arbresh.info. Edhe pse kundër dëshirës së Barcelonës, klauzola e blerjes së Neymarit ishte paguar dhe ai u bë futbollisti më i shtrenjtë në botë pas finalizimit të marrëveshjes për 222 milionë euro.
Lojtari shijoi një sezon të suksesshëm në PSG duke fituar titullin në ligë dhe Kupën e Francës pas 28 golave brenda 30 paraqitjeve. Por, një numër i madh raportesh larg nga kryeqyteti francez pohojnë se 26-vjeçari nuk është i lumtur në Paris.Ai është përfolur për transferim në Bernabeu brenda të gjithë sezonit, por një shumë e madhe të hollash për transferim nuk është hedhur asnjëherë poshtë.
‘Los Blancos’ janë duke kërkuar përforcimin e sulmit të tyre pas një sezoni të dobët në La Liga. Ata do të përballen me Liverpoolin në finale të Ligës së Kampionëve derisa vazhdojnë të jenë në kërkim të kupës së tretë radhazi evropiane.
Por, presidenti Florentino Perez nuk është i lumtur që klubi dha dorëheqje nga gara për titull ndaj rivalit të përbetuar – Barcelonës, transmeton portali arbresh.info. Andaj, një numër i madh ndryshimesh pritet të ndodhin dhe katër yje do të shiten në mënyrë për të krijuar vend për Neymarin, të paktën kështu raporton ‘Diario Gol’.Gareth Bale, Isco, Karim Benzema dhe James Rodriguez do të shiten të gjithë në mënyrë për të krijuar një shumë rreth 175 milionë funta.
Me parat në bankë, transferimi i Neymar pritet të ndodhë këtë verë ndërkohë që reprezentuesi brazilian është i gatshëm të shtyj gjërat rreth këtij transferimi edhe vetë./arbresh.info/
Deti Mesdhe po ngrohet më shpejt se pjesa tjetër e botës, si...
Trump emëron Keith Kellogg si të dërguar special për Ukrainë...
Konjufca: Shteti ynë është përplotësim i porosisë së 28 Nënt...
Ancelotti: Edhe nëse fitonim ishte e vështirë të ishim në to...
112 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë festohet në New York
Katër arsye pse disa njerëz nuk kërkojnë kurrë falje?