Real Madridi ka arritur të shënoj fitore ndaj Sevillës me rezultat 4-2 në kuadër të xhiros së 18-të në La Liga.
Gjithçka nisi mirë për “Los Blancos” kur Mbappe realizoi supergol në minutën e 10-të, shkruan Arbresh.info.
Dhjetë minuta më vonë, një tjetër gol i bukur u realizua nga Valverde që dyfishoi epërsinë.
Kurse, Rodrygo shënoi për 3-0 në minutën e 34-të. Sevilla pas një minutë lojë, ngushtoi epërsinë me golin e Romeros.
Tetë minuta pas nisjes së pjesës së dytë, një aksion i përkryer u mbyll me golin e Brahim Diazit, pas një asistimi të Mbappes për golin e katërt.
Kurse për epilogun final 4-2, shënoi Lukebakio.
Me këtë fitore, Real Madridi ngritët në pozitën e dytë me 40 pikë një më pak se lideri Atletico Madridi dhe dy më shumë se Barcelona që ka mbetur e treta./Arbresh.info
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...
Mbi një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë
Juventusi rikthehet tek fitorja në Serie A, triumfon ndaj Mo...