Real Madridi ka mbyllur pjesën e parë ndaj Galatasaray mbrëmjen e sotme (e mërkurë) me një epërsi të thellë.
Skuadra nën udhëheqjen e Zidanes ka gjetur portën katër herë në ndeshjen në Bernabeu në Madrid kundër skuadrës nga Superliga e Turqisë, shkruan portali arbresh.info.
Talenti Rodrygo realizoi dy gola të njëpasnjëshme para se kapiteni Sergio Ramos të shënonte nga pika e bardhë për 3 me 0 ende pa kaluar dhjetë minuta lojë në këtë ndeshje mjaftë intensive.
Goli i katërt për ‘Los Blancos’ u realizua nga sulmuesi në formë Karim Benzema.
Francezi bukur nga afërsia pas asistimit nga Rodrygo.
Ndeshja mes dy skuadrave zhvillohet në kuadër të xhiros së katërt në Grupin D në UEFA Ligë të Kampionëve./arbresh.info/
Asllani nën “radarin” e klubit italian që luan e...
Tre moshat kur truri plaket më shpejt, sipas shkencëtarëve
Sa duhet të jetë temperatura në ambientet e shtëpisë për shë...
Xhaka: Nuk jam fans i madh i një çmimi individual
Të paktën 23 të vdekur nga sulmet izraelite në Rripin e Gazë...
Amorim i zhgënjyer me futbollistët e tij, kjo është arsyeja