Julen Lopetegui është duke shpresuar për një fitore në El Clasico, gjë që mund të ndryshojë plotësisht gjërat gjatë detyrës së tij në Real Madrid, pasi historia nuk favorizon trajnerin spanjoll me ‘Los Blancos’ që shkaktojnë rrallë befasi në El Clasicot në Camp Nou.
Kampioni evropian rrallë merr rezultat pozitiv në Clasicot kur ata hyjnë në ndeshje me pikë më pak se gjiganti katalunas dhe ndeshja e së dielës do të jetë e tillë për shkak se ‘Los Blancos’ qëndrojnë prapa rivalëve të tyre të përbetuar, transmeton portali arbresh.info.
Në sezonin 2015/16, Real Madridi triumfoi në Clasico pavarësisht të qenurit me 10 pikë prapa skuadrës nën udhëheqjen e Luis Enriques, megjithëse në fund titulli i takoi atë sezon skuadrës në Camp Nou.
Në sezonin 1929/30, ‘Los Blancos’ arritën në Clasico duke udhëhequr para Barcelonës me gjashtë pikë, megjithatë ata dolën fitues atë kohë kur klubet fitonin vetëm dy pikë me fitore.
Rasti i tretë ka ndodhur në sezonin 1970/71 në xhiron e 21-të kur Barcelona kishte 29 pikë dhe Real Madridi 26, megjithatë ‘Los Blancos’ mposhtën 1 me 0 dhe kjo i ndihmoi atyre t’i dërgojnë titullin Valencias.
Në sezonin 1943/44 po ashtu ata mposhtën Barcelonën kur ishin vetëm dy pikë prapa tyre në kampionatin spanjoll.
Nga viti 1984 deri në sezonin 2003/04, Real Madridi nuk ka fituar asnjë ndeshje të vetme në Camp Nou, gjë që regjistron edhe rekordin më të gjatë pa pësuar në shtëpi nga rivali i tyre kryesor.
Lopetegui është duke u përballur me një kundërshtar të dielën që vendos fatin e tij dhe shpreson në fitore për të ruajtur pozitën e tij si trajner./arbresh.info/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...