Google ADS

Real Madridi rishfaq interesim te Paulo Dybala

10:46 | 27 Shtator 2017
Arbresh Info

Kampioni spanjoll dhe evropian, Real Madridi ka kthyer vëmendjen te ylli i Juventusit, Paulo Dybala.

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez raportohet se ka identifiuar sulmuesin argjentinas si një shënjestër kryesore dhe është duke shikuar për mundësitë që të transferojë futbollistin e Juventusit verën e ardhshme, transmeton portali arbresh.info.

23-vjeçari është duke shijuar kohën te kampioni në Serie A, ku ka shfaqur potencialin dhe kualitetin e tij.

Pasi shpenzoi shumicën e sezonit të kaluar në mesfushë, Dybala është afruar para portës në edicionin e ri dhe një vendim i tillë është duke pasur ndikim të madh te “Zonja e Vjetër”.

Dybala ka shënuar 10 gola vetëm brenda gjashtë ndeshjeve në Serie A këtë sezon.

Real Madridi ishte interesuar në Paulo Dybalan që nga vera e kaluar, por tani duket se do të jetë më shumë i përkushtuar për transferimin e tij verën e ardhshme.

‘Los Blancos’ do të përballen në garë për nënshkrimin e tij me Manchester United./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme