Real Madridi rinovon kontratën me Lucas Vasquez

12:47 | 18 Korrik 2024
D.H

Pas preznatimit të Kylian Mbappes, rinovimit të kontratës më Luka Modricin, skuadra e Real Madridit ka gjetur akordimin për zgjatjen e marrëveshjes me një tjetër futbollist.

Bëhet fjalë për Lucas Vasquezin i cili ka rinovuar kontratën edhe për një sezon tjetër, shkruan Arbresh.info.

Ai do të jetë pjesë e madrilenëve së paku deri në verën e vitit 2025.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë skuadra e Los Blancos përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

33-vjeçari ka luajtur gjithsej 349 ndeshje me ekipin e parë teksa ka shënuar 36 gola./Arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme