Real Madridi thuhet se ka refuzuar një ofertë prej 30 milionë eurosh nga Arsenali për mesfushorin e tyre, Dani Ceballos, në një marrëveshje të përhershme.
Çmimi i mesfushorit të Realit ka rënë që nga vera dhe madje thuhet që një ofertë prej 35 milionësh mund të jetë e mjaftueshme për të siguruar marrëveshjen.
Reprezentuesi spanjoll është në një marrëveshje huazimi njëvjeçare në klubin londinez, me supozimin e mëparshëm se ai do të kthehet në kryeqytetin spanjoll në fund të sezonit.
Në fillim të kësaj jave, mediumi El Desmarque pretendoi se Ceballos ka folur drejtpërdrejt me presidentin e Realit, Florentino Perez dhe ka këmbëngulur që ai të hap bisedime me Topçinjtë për një veprim të përhershëm.
23-vjeçari tashmë ka bërë 12 paraqitje me ekipin Unai Emery këtë sezon pasi kishte filluar vetëm 17 ndeshje të La Ligës në dy sezonet e kaluara me Los Blancos.
Ceballos thuhet se ka një marrëdhënie të tendosur me shefin e trajnerin Zinedine Zidane dhe pozicioni i francezit deri në verën e ardhshme mund të ishte thelbësore për të ardhmen e mesfushorit.
Reali e nënshkroi atë për 14 milionë euro nga Real Betis në vitin 2017 dhe thuhet se po kërkojnë të fitojnë trefishin e vlerës së paguar, në një shitje të përhershme. /Telegrafi/
Kompanitë gjermane po ulin gjithnjë e më shumë orët e punës ...
13 persona të vdekur nga rrëshqitjet e dheut në Ugandë
Kurti uron Shqipërinë: 28 Nëntori na bashkon të gjithë shqip...
Parada për 112-vjetorin e Pavarësisë “kthen” në rrënjët e at...
“Emocioni mbetet i njëjtë edhe pas 112 vitesh”, stërnipi i I...
Osmani: Vepra e prof. Repishtit dëshmi e guximit për lirinë ...