Neymar raportohet se është i përgatitur për të refuzuar kalimin në Real Madrid për shkak se favorizon transferimin në Manchester United.
Braziliani iu bashkua PSG-së nga Barcelona verën e kaluar për një tarifë prej 222 milionë euro që theu rekord botëror, transmeton portali arbresh.info. Por, pavarësisht se ende nuk është bërë një vit që nga kjo lëvizje, 26-vjeçari besohet se është i pakënaqur në Francë dhe dëshiron të largohet.Raporte të ndryshme sugjerojnë që ai mund të rikthehet në La Liga dhe rikthimi sensacional te Barcelona vazhdon të përmendet si një mundësi.
Ndërkohë, presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, nuk e ka mbajtur sekret dëshirën e tij për të transferuar këtë verë Neymarin në Bernabeu.
Raportet në Spanjë kanë sugjeruar që një transferim te ‘Los Blancos’ mund të jetë në letra, pavarësisht rrezikut të tij që mund të konsiderohet si një tradhtar nga tifozët e Barcelonës, transmeton portali arbresh.info. Por, bazuar në ‘Don Balon’, ish ylli i Santos ka zemrën e tij të vendosur për të punuar me Jose Mourinhon në Old Trafford.Portugezi raportohet të ketë bindur drejtorët e United për të nënshkruar me Neymarin në mënyrë për të rikthyer statusin e tyre si klubi më i madh në botë.
Raportet pretendojnë që Neymar dëshiron që kjo lëvizje të finalizohet dhe t’i bashkohet skuadrës së bekuar të United me talentin e tij në sulm.
Skuadra e Jose Mourinhos këtë mbrëmje është duke u përballur në udhëtim me Brightonin dhe fitorja ndaj tyre mund t’i garantoj pozitën e dytë në Premierë Ligë./arbresh.info/
Xuxi i thotë Xhenetës se nuk e ka ditur planin e Anisës për ...
KPK reagon ndaj deklaratave të Muratit për Prokurorinë Speci...
Policia Rajonale e Ferizajt shqiptoi 1 mijë e 297 gjoba gjat...
Policia sekuestroi 6 armë zjarri gjatë javës së kaluar
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 800 gjoba trafiku për 24 orë
Kandidati prorus prin në zgjedhjet presidenciale në Rumani